Shqipëria U-16 fiton turneun UEFA Development

0

Kombëtarja shqiptare e 16-vjecarëve ka triumfuar në turneun “Uefa Development U-16” që u zhvillua në San Marino. Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic arriti të fitonte edhe sfidën përmbyllëse përballë San Marinos me rezultatin 3-1. Ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë për ekipin tonë që e pa veten në disavantazh, megjithatë në pjesën e dytë kuqezinjtë përmbysën gjithçka. Papa baraspeshoi rezultatin në minutën e 48-të. Ishte i njëjti futbollist që realizoi edhe golin e epërsisë për Shqipërinë, teksa shifrat 3-1 i fiksoi Sulovari.

Ky sukses i dha mundësinë kuqezinjve ta mbyllin në vendin e parë me 8 pikë duke lënë pas Italinë, San Marinon dhe Armeninë. Paraqitja e përfaqësueses së 16-vjeçarëve në këtë turne ka qënë mjaft e kënaqshme. Suksesi me Italinë pas ekzkeutimit të 11 metërshave u pasua nga dy fitore të pastra. 2-0 kundër Armenisë dhe më e fundit ndaj San Marinos 3-1. Ky është një sinjal tejet pozitiv në kuadër të eliminatoreve të kampionatit europian për këtë grupmoshë që do të startojnë në 23 tetor dhe sfidat e grupit 8 ku bën pjesë Shqipëria do të zhvillohen pikërisht në vendin tonë. Kuqezinjtë do të kenë si kudnërshtarë Republikën Ceke, Norvegjinë dhe Azerbaixhanin.