Lëkura e bananes, zbulimi më i ri për të rënë nga pesha

0

Banania është burimi më i njohur i kaliumit, i cili ndihmon në mbështetjen e sistemit tretës, në mënyrë që trupi të flakë kaloritë që nuk i nevojiten dhe shërben për t’i dhënë vitalitet muskujve tuaj.

Edhe pse tingëllon shumë e çuditshme, të hash lëkurën e bananes bën mirë nese je në përpjekje të vazhdueshme për të rënë nga pesha.

Por pse po bëhen lëkurat e ushqimeve trendi më i ri për të rënë nga pesha?

Për një gjë të vetme: Lëkurat përmbajnë dyfishin e vitaminës A, lutein, dhe agjentë të ndryshëm për parandalimin e kancerit, duke përfshirë vitaminën B. Bananet e gjelbra janë akoma më të mira për të rënë nga pesha. Ato përmbajnë më shumë probiotikë, të cilat janë të jashtëzakonshme për të ndihmuar sistemin tuaj të tretjes. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se lëkura e gjelbër mund të ndihmojë në ngritjen e niveleve të serotoninës dhe dopaminës deri në 15%.

Për njerëzit, ngrënia e lëkurës së bananes mund të jetë një proçes i vështirë dhe jo shumë i rehatshëm. Por edhe pse nuk duket si diçka e shijshme, çdo gjë ia vlen për të arritur qëllimin përfundimtar.

Një mënyrë se si ta konsumoni është ta përfshini lëkurën e bananes në smoothin tuaj të mëngjesit. I shtoni qumështin e kokosit, akull, kanellë dhe miksojeni të gjithë përbërjen në blender. Ju këshillojmë që nëse doni të përfshini lëkurën e bananes ne smoothin tuaj, të zgjidhni lëkurën e bananeve të verdha sepse janë më të ëmbla.

Një mënyrë tjetër është dhe çaji me lëkurat e bananes. I lini këto të fundit në ujë, të ziejnë për 10 minuta dhe më pas shtoni sheqer ose mjaltë për ëmbëlsi.