Komuna e Suharekës dhe organizata “Help” mbështesin 40 biznese të vogla

0

Autoritetet komunale të Suharekës kanë bërë të ditur se bashkë me organizatën “HELP” e realizojnë projektin e titulluar “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, në saje të të cilit mbështeten bizneset e vogla të kësaj komune.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim në kuadër të këtij projekti, të hënën janë nënshkruar kontratat me 40 përfitues nga Komuna e Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”. Me këtë rast kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka pohuar se pushteti lokal bashkë me donatorët dhe nivelin qendror po synojnë që të zbatojnë projekte që e zbusin papunësinë në këtë komunë.