Shkollat profesionale në Suharekë i hapin dyert për semimaturantët

0

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës ka nisur realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në shkollat profesionale të kësaj komune.

Këto vizita, që po realizohen në kuadër të aktivitetit “Dyert e Hapura” kanë për qëllim ofrimin e një pasqyre lidhur me fushat e profilet e shkollave profesionale, si dhe mundësitë që ato ofrojnë për ndërlidhje në tregun e punës, shkruan sot “Koha Ditore”. Zyra për Informim e Komunës ka bërë të ditur se krahas nxënësve edhe prindërit mund të njihen me mundësitë e edukimit në shkollat profesionale të Suharekës.