Mbështetje e madhe për Nismën Socialdemokrate në Ortakoll, zgjedhen strukturat e reja drejtuese…

0

Nisma Socialdemokrate në Prizren po vazhdon me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegët e saj.

Sonte është mbajtur kuvendi zgjedhor në nëndegën e Ortakollit, me ç’rast ka marrë pjesë Kryetari i Degës, Zafir Berisha, Sekretari i Degës, Afrim Bekteshi dhe përfaqësues tjerë të këtij subjekti politik edhe nga qendra.

“Rrjedha e ristrukturimeve nëpër Nëndegët e #NISMASocialdemokrate-DEGA në Prizren vazhdoi edhe sot!
Lagjja “Ortokolli” ( 28 Nëntori), në një prezencë masovike, zgjodhi strukturat udhëheqëse të saj. Nën praninë e Ministrit të MPMS-s, z. Skender Reçica, e zv.Ministrit të Bujqësisë, z. Vesel Krasniqi, kryetarit të DEGËS, z. Zafir Berisha, deputetes Albulena Balaj-Halimaj dhe zv.Ministrit Afrim Bekteshi, u zhvillua ky kuvend, duke reflektuar shembull të një procesi zgjedhor dhe demokratik. Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan fillimisht kryetari i DEGËS, z. Zafir Berisha dhe më pastaj Ministri z.Skender Reçica, me ç’rast falenderuan të pranishmit për angazhimin e deritanishëm, kontribut ky që solli #NISMASocialdemokrate në qeverisjen qendrore dhe lokale. Koha po ecë për NISMEN dhe vizioni i saj po shihet si domosdoshmëri e kohes në Republiken e Kosoves, u citua në këtë takim. Duke uruar një kuvend zgjedhor të mbarë, përfunduan fjalimet e tyre Kryetari Berisha dhe Ministri Reçica.
Më pastaj u vazhdua me procedim të zgjedhjeve në këtë Nëndegë dhe nga sot Ortokolli ka për kryetar një studiues të Filozofisë si z. Sazan Kryeziu, Nënkryetar i parë Zenel Elshani, Nënkryetar i dytë Driton Sahatqiu, Sekretar Prof. Dr. Gani Gjini dhe Kryetar Rinie, Ylli Zogaj.
#NejemiNISMASocialdemokrate!”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate dega në Prizren./04online.info/