AAK’ja në biseda me Shkodran Kryezi, ja çfarë është biseduar…

0

Lajmi i sotëm rreth largimit të mundshëm të asambleistit të PDK’së, Shkodran Kryezi nga ky subjekt politik, ka befasuar opinionin publik, e më së shumti vet subjektin politik të cilit ende ai i takon.

Mbase vet Kryezi nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar për IndeksOnline, largimi i tij nga PDK’ja duket të jetë i mundshëm, shkruan 04 Online.
Ndonëse ne kemi provuar që ta kontaktojmë kuvendarin e PDK’së, kjo ka qenë e pamundur, ndërsa i njëjti është parë në një fotografi me kuvendarin e AAK’së, Ilir Baldedaj. Si rrjedhojë ne e kemi kontaktuar Baldedajn për të mësuar rreth ndonjë zhvillimi të mundshëm, i cili ka konfirmuar se janë duke biseduar që Kryezin ta bindin për t’iu bashkuar grupit të kuvendarëve të AAK’së.
“Është shumë normale të ndodhë sepse do ta ketë mbështetjen time. Ndihet i pakënaqur me PDK’në në procesin zgjedhor që po ndodhë, edhe çasja e PDK’së përballë pushtetit në nivelin lokal”, ka konfirmuar për 04 Online Ilir Baldedaj.
Gjithsesi mbetet të shihet qëndrimi përfundimtar i Kryezit, se a do të qëndrojë në PDK apo se kalimi i tij në AAK është punë e kryer. Ne gjithashtu do të tentojmë që të marrim qëndrimin e vet Kryezit rreth kësaj çështje./04online.info/