Aktiviteteve të shënimit të Ditës së Tokës i bashkangjitet edhe Biblioteka Ndërkomunale në Prizren

0

Dje dhe sot janë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën e Tokës në Prizren.

Biblioteka Ndërkomunale ju ka bashkangjitur këtij aktiviteti së bashku me punonjës dhe nxënës të shkollës speciale “Nëna Terezë”, të cilët kanë pastrua oborrin e shkollës dhe kanë mbjelur fidane e lule.

“Aktiviteteve të shënimit të Ditës së Tokës, sot iu bashkangjit edhe Biblioteka Ndërkomunale në Prizren.
Drejtoresha e Bibliotekës, me punonjës dhe nxenës të shkollës speciale “Nëna Terezë”, kanë pastruar oborrin e shkollës dhe kanë mbjellë fidanë dhe bimë të tjera dekorative, duke kontribuar për një mjedis të pastër dhe të gjelbër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/