Komuna së bashku me shoqatën e peshkatarëve “Drini i Bardhë” sërish organizojnë aksion për pastrimin e Drinit të Bardhë

0

Me 28 prill Komuna e Prizrenit së bashku me Shoqatën e Peshkatarëve “Drini i Bardhë” do të organizojnë edhe një aksion për pastrimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Ndonëse ditë më parë ishte organizuar një aksion i ngjajshëm, për shkak të sasisë të madhe të mbeturinave, është dakorduar që të bëhet organizimi edhe i një aksioni të tillë, ndërsa Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar qytetarët dhe organizatat joqeveritare që t’i bashkohen këtij aksioni.

“Për shak të sasisë së madhe të mbeturinave të deponuara në shtratin e lumit Drini i Bardhë, Komuna së bashku me shoqatën e peshkatarëve “Drini i Bardhë” sërish organizon një aksion të pastrimit me datën 28 prill (e shtunë).

Ftojmë qytetarë dhe Organizata Joqeveritare të na bashkangjiten në këtë aksion. Të interesuarit mund të lajmërohen nëpërmes Qendrës së Thirrjeve 0800 19 200, në mënyrë që planifikojmë transportin dhe mjetet e pastrimit”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./04online.info/