Prizrenaset në finale të kampionatit për herë të parë prej vitit 2011

0

Pas fitores prej 30 pikëve në Prishtinë 102:72 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, mbrëmë vashat e Bashkimit triumfuan sërish ndaj skuadrës ProBet Prishtina me rezultat të thellë 75:49. Me këtë fitore, prizrenaset do të jënë finaliste të kampionatit për herë të parë prej vitit 2011 dhe ato janë të motivuara që ta sjellin titullin pas një pritjeje kaq të gjatë.

Kjo ishte fitorja e 11-të rresht në po aq ndeshje të zhvilluara në pjesën e dytë të këtij edicioni. Skuadra e Bashkimit në finale do të luaj kundër Penzës dhe fituesi i titullit do të vendoset pas tri fitoreve. Ndeshja e parë finale zhvillohet këtë javë në Pejë, transpemton Televizioni i Prizreni përcjell 04 Online.

Vashat e Bashkimit në pjesën e dytë të edicionit të kampionatit janë dominante të padiskutueshme, dhe në bazë të kësaj ato janë favorite për t’u shpallur kampione në elitën e basketbollit femëror të Kosovës.