Doni të humbni kilogramë brenda 3 ditësh? Ja dieta

0

Për të gjithë në kohët moderne është kthyer në problem mbipesha, ose të paktën kilogramët e tepërt. Më poshtë ju sugjerojmë një dietë jo shumë ekstreme që secili prej jush të humbë disa kilogramë brenda 3 ditëve.

Dita e parë

Mëngjesi: kafe ose çaj të zi, një gjysmë grejpfrut, një bukë e thekur me një lugë gjelle gjalpë. Dreka: rreth 100 gram ton natyral, një fetë buke e thekur dhe një kafe. Darka: rreth 150 gr. mish sipas dëshirës, 200 gram bizele, një panxhar i zier (rreth 100 gr), një mollë të vogël dhe tre lugë akullore me vanilje.

Dita e dytë

Mëngjesi: një vezë të zier, një gjysmë banane, një fetë bukë e thekur, kafe ose çaj. Dreka: deri në 200 gram gjizë, gjysmë banane, kafe. Darka: 100 gr proshutë e llojit ‘bresaola’, 200 gr brokoli të zier, 100 gram karota të ziera, një gjysmë banane, gjysmë tas me akullore me vanilje.

Dita e tretë

Mëngjesi: 5 biskota të kripura, një pjesë e çedër, 1 mollë të vogla. Dreka: 1 vezë të zier dhe një fetë buke e thekur. Darka: 200 gr ton, 100 gr lulelakër e zier, 100 gr panxhar i zier, gjysmë fete bukë, pak pjepër, tre kupa me akullore vaniljeje.