6 sjelljet e përditshme të prindërve për të mos edukuar fëmijë të llastuar e të pabindur

0

Ka shumë prindër që asnjëherë nuk u thonë jo fëmijëve dhe bëjnë gjithmonë gjithçka që ata kërkojnë. Këta fëmijë përfundojnë duke u bërë shumë shpejt të llastuar dhe krijojnë shumë vështirësi për prindërit në edukimin e tyre. Disa mënyra për të mos edukuar fëmijë të llastuar e të pabindur:

1.Qëndroni besnikë të rregullave tuaja
Fëmijët shpesh do të testojnë limitet tuaja. Nëse keni vendosur një orar gjumi, mos u dorëzoni nga lutjet e fëmijës për të qëndruar më gjatë zgjuar, ose për të ngrënë më shumë ëmbëlsira sesa i lejoni ju.

2.Inkurajojeni t’ju ndihmojë
Jepini fëmijës punë të përshtatshme për moshën, si për shembull të vendosin librat në raft ose të sjellin enët plastike në lavaman. Kjo do ta ndihmojë fëmijën të fitojë një ndjenjë përgjegjësie dhe të mos presë që gjithçka ta gjejë gati.

3.Lëre të ndihet i zhgënjyer
Nëse përpiqeni që bota përreth fëmijës suaj të jetë sa më perfekte, nuk do t’i përgatisni ata për realitetin dhe do t’i bëni të llastuar.

4.Mos i jepni shumë mundësi
Nëse i jepni pafundësisht mundësi fëmijëve pasi gabojnë, ata do mendojnë se janë në gjendje t’ju manipulojnë juve dhe të tjerët.

5.Mos u tundoni
Nëse fëmija refuzon të bindet për diçka, mos u përpqini t’i plotësoni një dëshirë në mënyrë që të bëjë atë që ju i kërkoni. Kështu fëmija do të presë që gjithmonë t’i plotësohet një dëshirë në këmbim të sjelljes së mirë.

6.Mos i thuaj “jo” për gjithçka
Çuditërisht, ndalimi i fëmijëve shkakton llastim të tyre. Nëse ai dëgjon shumë shpesh fjalën “jo”, atëherë do të ndihet i inkurajuar të provojë gjithçka që dëshiron vetë./Burimi ”Për nënat”