Zgjedhen strukturat e reja udhëheqëse në nëndegët e Nismës Socialdemokrate në Gjonaj e Krajk…

0

Janë rikthyer kuvendet zgjedhore në degën e Nismës Socialdemokrate në Prizren, e cila sonte në mbrëmjë ka mbajtur dy kuvende zgjedhore në dy nëndegë në Rajonin e Hasit.

Nëndega në Gjonaj dhe në Krajk kanë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse, kuvende këto në të cilat ka marrë pjesë edhe Kryetari i Degës, Zafir Berisha, dhe Sekretari i Degës, Afrim Bekteshi.

“Edhe Rajoni i Hasit, përkatësisht fshatrat Gjonaj dhe Krajk, zgjodhen strukturat e reja udhëheqëse!
Po vazhdon shtrirja me qëllim ristrukturimin, gjithandej nëpër qytetin e Prizrenit dhe fshatrat përreth, nisi fjalen e tij Kryetari i DEGËS, Zafir Berisha. Ai më tej vazhdoi duke thënë se ka ardhë koha që rajoni Hasit të ketë përfaqësimin e vetë meritor në komunen e Prizrenit, përmes burimeve të veta njerëzore. Hasi kërkon vlerësim dhe këtë do ta bëjmë bashkarisht me ju, tha mes tjerash, Zafir Berisha. Prezent ishte edhe sekretari i DEGËS, Afrim Bekteshi, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti. Tashmë në fshatin Gjonaj, NISMA Socialdemokrate ka formuar Nëndegën e saj, duke zgjedhur kështu strukturat udhëheqëse me Kryetar, Remzi Brahaj, nënkryetar Bajram Çoçaj dhe sekretar Qazim Çoçaj. Ata u deklaruan se fshati Gjonaj tashmë e ka përqafuar konceptin e #NISMA dhe orientimin e saj socialdemokrat.
Gjithashtu, fshati Krajk si kaherë edhe sot me prezencen masovike, dëshmoi mbështetjen e fuqishme për #NISMASocialdemokrate, me ç’rast unanimisht iu dha besimi i plotë anëtarit të devotshëm të NISMA-s, z.Muhamet Shalaj, të merr postin e kryetarit të Nëndegës në fshatin Krajk. Ndërsa Nënkryetarë u zgjodhën, Arlind Prekpalaj dhe Beslinda Likaj, Sekretar Aridon Pervizaj dhe Kryetar i Rinisë u zgjodhë Manjola Likaj.
#nejemiNISMASocialdemokrate!”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate dega në Prizren./04online.info/