Juniorët e Bashkimit sigurojnë Play – Offin duke mposhtur “Vushtrria Basket”…

0

Juniorët e Bashkimit të Prizrenit kanë siguruar Play Off’in pas përballjes dhe mposhtjes të ekipit nga Vushtrria, ‘Vushtrria Basket’.

Djelmoshat e Bashkimit nën udhëheqjen e mjeshtrit Ramush Rushiti, kanë arritur që të mposhtin ekipin nga Vushtrria për të siguruar pjesëmarrjen në Play Off, duke e fituar me tre pikë dallim, përkatësisht 96:93.
Në gjysëmfinale Bashkimi pritet të përballet me Kerasan Prishtinën.
Ju kujtojmë se më i dalluari sot ishte qendra Idol Palloshi me 32 pikë e 13 kërcime, si dhe Endrit Zenelaj me 12 pikë e 10 kërcime./04online.info/