Aksident i rëndë në rrugën Prizren – Reçan, disa persona të lënduar…

0

Rreth orës 15:00 të dites së sotme, ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Prizren-Reçan, në të cilin janë përfshirë një kamion për grumbullimin e mbeturinave dhe një veturë udhëtarësh.

Sipas xhirimeve që kemi siguruar nga disa qytetarë, shihen disa persona të lënduar të cilëve u jepet ndihma e parë nga disa qytetarë që kanë ndodhur në vendngjarje, pak momente pas ndodhjes së aksidentit, raporton Televizioni i Prizrenit përcjell 04 Online.