Fatmir Memaj në aksion… (FOTO)

0

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit udhëhiqet nga Sekretari i LDK’së dega në Prizren, Fatmir Memaj.

Memaj sot për nderë të ditës së tokës ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në facebook duke kositur me kosë.
“K’tyne here kositnim mas Shën Gjergjit, nuk po thon kot ngrohja globale naj ka nd’rru klimën!”, ka shkruar Memaj.
Drejtoria që e udhëheq Memaj, pritet së shpejti të filloj me lëshimin e lejeve ndërtimore, të cilat ka një kohë që janë pezulluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë e cila ka caktuar masë të përkohshme për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.
Gjithsesi drejtori Memaj nuk ka ngurruar të tregoj kreativitetin dhe thjeshtësinë e tij, për më shumë shikoni fotografitë./04online.info/