‘Peri këputet ku është i dobët!’ Nëse do të shmangësh depresionin, mos i neglizho këto këshilla!

0

“Depresioni është një sëmundje e rëndë mendore që mund të ndikojë tek çdokush.

Pa marrë parasysh se ku jeni në jetë, depresioni mund të “ndikojë në mënyrën se si ndiheni, mendoni dhe se si i trajtoni aktivitetet e përditshme, siç janë gjumi, ngrënia apo puna”.

Për disa njerëz, depresioni mund të jetë diçka që shërohet më së miri me anë të medikamenteve. Por, për të tjerë, depresioni mund të pakësohet ose të shmanget tërësisht duke zgjedhur disa zakone të mira dhe të shëndetshme.

8 veprime se si të shmangni depresionin që nuk duhet t’i neglizhoni:

1. Flini gjumë mjaftueshëm

Asgjë nuk do t’ju ndihmojë të shmangni depresionin më shumë se gjumi i mjaftueshëm.

“Ndërsa privimi i gjumit ka provuar të jetë një mjet i dobishëm në trajtimin e depresionit, është ironike ajo që po përjetojnë tashmë shumica e njerëzve që vuajnë nga depresioni”, thotë psikiatri Sudhir Gadh.

Ju duhet të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, ose më shumë nëse keni mundësi. Të shkoni në shtrat çdo natë në të njëjtën kohë mund ta përmirësojë humorin tuaj në mënyrë të përsosur.

Zakonet e një gjumi të mirë janë sugjerimet e para të çdo terapisti kur bëhet fjalë për stabilizimin e gjendjeve, si depresioni, që mund të ndikojë seriozisht në disponimin tuaj.

2. Bëni ushtrime

Edhe nëse nuk jeni edhe aq të dhënë pas ushtrimeve, është e rëndësishme të vini trupin në lëvizje çdo ditë.

Të shkoni për një shëtitje në ajër të pastër është një ndihmë e mjaftueshme për të larguar rrezikun nga depresioni.

Ushtrimi liron endorfinë, që ndihmon në nxitjen e disponimit tuaj. Nëse dëshironi të shmangni depresionin, sigurohuni që të provoni të ushtroheni çdo ditë. Edhe nëse është vetëm një shëtitje e shkurtër, lëvizja e trupit tuaj është ajo që është e rëndësishme.

3. Pini ujë

Truri ynë mund të ndikohet nga çdo lloj gjëje dhe dehidrimi është padyshim diçka që mund të bëjë që disponimi ynë të bjerë. Depresioni mund të lehtësohet ose të shmanget tërësisht, duke u siguruar që truri juaj të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten.

Kjo përfshin ujin! Kur trupi dhe truri juaj ndihen të shëndetshëm, ka më shumë gjasa që të keni mjetet që ju nevojiten për të luftuar depresionin dhe për të ngritur humorin.

4. Meditoni

Meditimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar trurin tuaj të qëndrojë i qetë dhe pa stres, është një nga mjetet më të mira që ju keni për të shmangur depresionin.

Duke u ulur në një vend të qetë dhe duke qetësuar trurin dhe procesin e mendjes është një mënyrë e shkëlqyer për të shmangur depresionin. Edhe nëse keni vetëm pesë minuta kohë në mëngjes, sërish funksionon.

Shumë njerëzve meditimi ju duket mënyra më e mirë për t’u çliruar nga stresi.

5. Të shkruarit

Të shkruani mendimet tuaja dhe ndjenjat është një zakon i rëndësishëm për t’u zgjedhur nëse doni të luftoni depresionin.

Jo vetëm që është një mënyrë e shkëlqyer për të përpunuar emocionet tuaja, por ju lejon që çdo gjë që keni në mendje ta hidhni në letër.

Shumicës së njerëzve, të shkruarit iu duket një zakon të pakrahasueshëm, i cili mund t’i ndihmojë ata të lehtësojnë simptomat e depresionit.

6. Zgjidhni një hobi të ri

Të gjerni mënyra se si të kaloni kohën është një mënyrë për të shmangur depresionin e rekomanduar nga terapistët.

Gjeni diçka që ju pëlqen ta bëni dhe më pas bëjeni!

“Duke u përfshirë në diçka që ju pëlqen mund të jetë trajtimi për të cilin keni pasur nevojë “, – thotë Dr. Mark Parisi.

Nëse po ngjisni një shkëmb, po thurni apo po vizatoni, duke mësuar një hobi të ri do ta mbani mendjen të zënë. Gjithashtu, duke bërë gjërat që doni, do t’ju ndihmojë në çlirimin e kimikateve në trurin tuaj, që ju bëjnë të ndiheni të lumtur, të relaksuar dhe pa stres.

7. Krijoni një rutinë

Shumica e njerëzve mendojnë se të kesh një rutinë ndihmon në uljen e rrezikut të rënies në depresion. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta thyeni rutinë tuaj një herë në një kohë.

Por, për pjesën më të madhe, të kesh një rutinë është një zakon i dobishëm për t’u zgjedhur. Kjo do të thotë të ngriheni në të njëjtën kohë dhe të planifikoni ditën tuaj në mënyrë që të keni një rutinë mëngjesi dhe mbrëmje.

Kjo do t’ju ndihmojë të ktheni ekuilibrin në jetën tuaj dhe të shmangni depresionin.

8. Bisedoni me dikë

Për pjesën më të madhe, shoqërimi është i rëndësishëm për t’i ndihmuar njerëzit të shmangin depresionin. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është të kesh një rrjet që ju mbështet, me të cilin mund të flisni për ndjenjat tuaja.

Çelësi është të keni dikë të cilit i besoni. Zakoni më i mirë për t’u zgjedhur është të shpreheni dhe të flisni me dikë. Ky person mund të jetë këshilltar ose terapist, madje edhe thjesht një mik.

Depresioni mund të jetë një gjë e frikshme, por askush nuk duhet ta kalojë atë vetëm. Jo vetëm kaq, por ndryshimet e thjeshta të jetesës mund t’ju ndihmojnë të shmangni ose lehtësoni depresionin tërësisht.

Këto zakone janë çelësi për t’ju ndihmuar të shmangni depresionin. Ju do të habiteni se sa mirë do t’ju bënte të zgjidhnit një nga këto zakone.

“JU E KENI FORMËSUAR SË TEPËRMI DEPRESIONIN TUAJ. NUK UA DHA ASKUSH. PRANDAJ, VETËM JU JENI ATA QË MUND TA PRISHNI.” – ALBERT ELLI