Kjo është aktivistja e Vetëvendosjes që vdiq sot

0

Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes në komunën e Gjakovës ka vdekur sot në moshën 24 vjeçare.

Aktivistja Rexha kishte pësuar një aksident të rëndë me 14 mars. Duke mos i mbijetuar plagëve të marrë, Nita Rexha ndërroi jetë sot. Trupi i pajetë i saj do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se aktivistja e kësaj partie, Nita Rexha është larguar nga jeta.