Ky është sintazeri nga Prizreni që duan ta kenë të gjithë këngëtarët afër vetes…

0

Rrugëtimi i tij në botën e muzikës ka filluar shumë vite më parë. Asnjëherë nuk është dorëzuar, ndërsa sot është model për shumë muzicient të ri dhe me përvojë.

Interpretimi në instrumentin e sintit është mjeshtëria më e madhe që din ai të bëjë, e jo vetëm. Bëhet fjalë për muzicientin e mirënjohur nga Prizreni, Visar Aliu.
I njohur për modestinë e tij të lartë, ai vazhdon të befasoj me gjithçka që po bënë në fushën e muzikës. Kjo nuk e ka bërë që ai të dallohet nga të tjerët, pasi mirësjellja dhe respekti për njerëzit vazhdon ta ushqej edhe më tutje drejt rezultateve të reja në muzikë.
I admiruar nga secili këngëtar, Visari do të ishte i mirëpritur te secili pa dallim kur bëhet fjalë për interpretimet ‘live’. Ahengjet familjare janë specialiteti i tij, ndërsa asnjë datë gjatë sezonës nuk është e lirë për të, as gjatë ditës e as gjatë mbrëmjes, shkruan 04 Online.
Familja për të është e shenjtë. Gjithçka që ka fituar nga muzika, e ka investuar në krijimin e kushteve më të mira për familjen. Mbase, ai është edhe një ndihmëtarë i dalluar, në ato raste kur vërtetë duhet të ndihmohet.
Muzikën e don me shpirt, por nuk është materialist. Bota e tij është aq dinamike në raport me njerëzit, saqë shquhet për respekt e mirësjellje të vazhdueshme.
Ka kaluar shumë nxënës, njerëz të pasionuar të sintit e poashtu edhe njerëz me përvojë, duke i mësuar teknikat më të mira që din. Tashmë Visari është shndrruar në sintazerin më të mirë që ka Prizreni, e jo vetëm. Shumë prej sintazerëve ëndërrojnë të bëhen si ai në aspektin profesional, ndërsa vet Visari asnjëherë nuk ka ngurruar ta ndihmoj në këtë drejtim secilin që e ka kërkuar një ndihmë të tillë. Njeriu i madh nuk është ndryshe./04online.info/