‘Enver Hoxha’ në Ferizaj

0

Shqiponja e zezë dykrenore poshtë dhe tabela e kuqe me mbishkrimin e bardhë “Enver Hoxha” në krye të rrugës pasqyrojnë pikëpamjet e Asim Mjakut për Shqipërinë dhe diktatorin e saj, i cili sundoi deri në vdekje më 11 prill 1985, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mjaku dhe shokët e tij me instrumente ia thanë këngës dhe cakërruan gotat tre vjet më parë kur e emërtuan rrugën private, që zgjatet prej asaj që kalon përreth shkollës fillore të fshatit Varosh në Ferizaj.

Me një teke para vetes, Mjaku ka treguar të martën fotografitë e festës së madhe për enveristët ferizajas, që shpesh rrokin vëmendjen e krejt shqiptarëve me nismat dhe aktivitetet e tyre në nderim të Hoxhës. Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë sfiduan autoritetet e brishta të pasluftës kur emërtuan arbitrarisht një hapësirë publike në qendër të qytetit. Tabela iu hoq.

Mjaku, 65 vjeç, e vendosi tabelën e tij më 2015 në shtyllën e betontë në pronë të veten. Prapë u bë lajm, por kurrkush ende nuk ia ka hequr. Nuk i ka bërë hesap as paralajmërimet e njerëzve se mund të përballet me ndëshkime sherri i tabelës së kuqe. Madje, ngulmon ai, tabela po jep efektet e pritura.

“Rruga është private, por faktikisht krejt e shohin”, thekson Mjaku. “Ne e kemi quajtur si shesh”.

Mendon se sheshet më të mëdha të qyteteve shqiptare duhet të mbajnë emrin e Hoxhës…