Ç’pozicion të mbajmë kur dy mikesha zihen?

0

Kur dy mikesha zihen, gjithmonë jemi në një pozicion të sikeltshëm: ja si të sillemi për të risjellë paqen. Nëse jeni dëshmitarë të një grindjeje mes dy personave që i doni shumë, do të përjetoni ndjesi të kundërta.

Ndodh shpesh që për shkak të një situate banale, mund të lindin dinamika dhe fjalë që rrezikojnë të trondisin edhe raportet më të qëndrueshme.
Nga një anë përpiqeni të mendoni se si të ndërhyni për të ndërmjetësuar situatën, nga ana tjetër doni të qëndroni jashtë për të mos rrezikuar të vendoseni në një situatë të vështirë.
Po si të sillemi për të dalë nga kjo situatë e vështirë?

Dëgjoni të dy ‘kambanat’
Para se të vlerësoni situatën, keni nevojë për qartësi. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të dëgjoni të dy palët për të krijuar një ide të përgjitshme të asaj që ka ndodhur.
Vetëm në këtë mënyrë mund të kuptoni se si të reagoni për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.

Kujdes me gjykimet
Ndoshta do të gjeni veten duke dëgjuar shpërthimet dhe ankesat të njërit dhe të tjetrit dhe pikërisht në atë moment duhet të ruai vetëkontrollin tuaj. Dhënia e gjykimeve mund t’iu vendosë në një pozicion të vështirë dhe të pakëndshëm, duke shkaktuar siklet dhe duke iu bërë që të jeni më të ekspozuar. Jepni komente dhe mendime, por vetëm me palën e prekur dhe jo me të tjerët.

Jini të ndershëm
Për çdo mendim që duhet të nxirrni nga goja, duhet të jeni të sigurt. Kështu do të jeni në gjendje të shpjegoni pikëpamjen tuaj duke treguar edhe për emocionet, perceptimet dhe disponibilitetin tuaj, duke e përjetuar atë situatë në rolin e një miku. Kjo mënyrë komunikimi do të vlerësojë përmbajtjen e mendimeve tuaja dhe do të jetë më e thjeshtë që t’ju kuptojnë.

Jini neturalë
Nëse e keni gjetur veten në mes dhe nuk mund të tërhiqeni, duhet të dëgjoni një zë që ju thotë ‘Mos u bëj palë’. Kjo sepse ndonjëherë është më mirë të ruhet neutraliteti, veçanërisht nëse nuk e kuptoni dinamikën e marrëdhënieve të tyre në të kaluarën.
Por edhe në rast se i njihni mirë. Mos harroni se shpesh është çështje këndvështrimesh dhe secili ka motivet e veta që e bëjnë të veprojë në atë mënyrë.