Ju njohim me njeriun që ju fletë në gjuhën e pikturës e grafikës. Është nga Prizreni…

0

Si i vogël ka shfaqur talentin e ti mbi vizatimet, pikturën dhe punët që ndërlidhen me grafikën. Një pasion që flet vet në secilin punim të tij, e jo vetëm.

Është ky mjeshtri i madh i pikturës dhe vizatimeve të lira, Gent Smani. Një rrugëtim plotë ëndërra, një rrugëtim që nuk la dëshirë pa shoshitur. Mbase një rrugëtim plotë sakrifica për të realizuar atë që buron nga shpirti, dashuri dhe vetëm dashuri për pikturën.
Ëndërra e tij është realizuar, pasioni i tij është kthyer në realizim të veprave madhështore. Genti, tani është mjeshtri më alternativ që e njeh Prizreni për pikturën dhe grafikën.
Së këndejmi, Genti ka studiuar edhe në Fakultetin e Arteve të Bukura në Tiranë, përkatësisht në drejtimin Pikturë dhe Grafikë. Ai tashmë gjithçka që ka mësuar profesionalisht, është duke u’a treguar nxënësve dhe admiruesve të pikturës në SHMU “Mustafa Bakia” dhe në SHM “Gjon Buzuku” në Prizren.
Ilustrimet, pikturimet e lira janë specialiteti i tij, dhe tashmë atë po e dëshmon edhe nëpër shumë lokale të Prizrenit, e jo vetëm.
Për më shumë ju ftojmë ti shikoni disa nga punimet e Gentit, dhe vërtetë do të mahniteni./04online.info/