Edhe një tren në Prizren…(FOTO)

0

Jemi mësuar të dëgjojmë këngën tashmë të famshme “Në tren për Perzeren”, ndërsa kjo edhe u bë realitet dy vite më parë pikërisht në Prizren.

Pak njerëz kishin besuar se kënga e famshme do të përkthehej në një realitet të cilin mund ta shohin çdo ditë në qytetin më të bukur të Prizrenit, shkruan 04 Online.
“KOHA – B – Group”, kishte arritur të sjell ‘trenin’ në Prizren, duke sjellur kështu një atraktivitet që do shëndërrohej në kërkesën më të madhe nga qytetarët që rrugët e qytetit të vizitohen nëpërmjet këtij treni. Fëmijë, nxënës, student, familjar, shoqëri e në forma të ndryshme të organizuar, me trenin e bukur dhe atraktiv kanë sjellur një atmosferë të re, një kreativitet që realisht i kishte munguar qytetit të Prizrenit.
Por, kjo nuk përfundon me kaq. Më mirë të themi, kjo ëndërr nuk përfundon këtu, sepse duket si ëndërr e bukur. Sot, Prizrenit ju ka shtuar edhe një tren nga i njëjti biznes, e që si duket ëndërra, atraktiviteti e kënaqësia do të vazhdoj.
04 Online ju sjellë edhe disa fotografi që tregojnë ardhjen e trenit të dytë në Prizren, ndërsa mos ngurroni që ta provoni një udhëtim ndryshe në ditët në vijim./04online.info/