Milani, 50 milionë euro plus Cutronen për Belottin

0

Milani nuk heq dorë nga pista që e çon te sulmuesi i Torinos, Belotti. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë gati ofruar kartonin e të riut të talentuar Cutrone plus 50 milionë euro, shumë nga e cila do të zbriten 12 milionë euro për blerjen e kartonit të Niang nga Torino.

Mësohet se presidenti Cairo e ka refuzuar këtë ofertë, duke këmbëngulur se Belotti nuk është në shitje dhe për të vlen ende klauzola e largimit 100 milionë euro, por vetëm për jashtë Italisë.

Tentativa e fundit e Mirabellit nuk ka rezultuar efikase, sepse oferta e Milanit është ende larg kërkesave të kuqezinjve.

Pritet që gjatë verës të nisë një tjetër seri e telenovelës “Belotti”, që nëse këmbëngul mund ta bindë presidentin Cairo të vishet kuqezi.