Cikalleshi titullar, Osmanlispori shkatërroi 0-3 Genclerbirligin

0

Skuadra e Osmanlispori, ku luan sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, mori një fitore shumë të rëndësishme 0-3 me Genclerbirliginë në duelim e mbijetesës, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm për qëndrimin mes më të mirëve të futbollit turk.

Cikalleshi luajti titull në këtë sfidë dhe u zëvendësua në minutën e 84-t nga Maxso, kur fati i ndeshjes ishte vulosur, pasi ishin shënuar të gjithë golat (Reggatin 26’ dhe 74’, Gurler 76’).

Gjithsesi, objektivi ende nuk është arritur nga Osmanlispori, që në katër javët e fundit duhet të mbajë të paktën 3 rivalë poshtë në renditje, për të mos rënë nga kategoria.