Albiol kalon vizitat mjekësore te klubi spanjoll, pritet zyrtarizimi

0
21

Aventura e Raúl Albiol tek Napoli është në orët e fundit. Sikurse njofton spanjollja “AS”, mbrojtësi i të kaltërve ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Villarreali në Primera Division. Për të zyrtarizuar marrëveshjen mes klubeve kanë mbetur për t’u përcaktuar edhe disa detaje të vogla, por që nuk e vënë në diskutim të ardhmen e mbrojtësit te “Nëndetësja e Verdhë”, që do të derdhë në arkat e Napolit klazuolën e largimit, që kap shifrën 6 milionë euro.

Pasi iu nënshtrua testeve mjekësore, Albiol ka vizituar ambientet e qendrës sportive të Villarrealit dhe dhe ka patur kontaktet e para me stafin. Një goditje kjo e rëndësishme për tifozët e skuadrës spanjolle, që besojnë se me përvojën që ka Albiol do të vërë më shumë rregull në prapavijë. I gëzuar nga marrëveshja ka mbetur edhe presidenti i Napolit, De Laurentiis, i cili ditë më parë është shprehur:

“Nëse dëshiron të largohet veçse më gëzon.”/SS

Leave a Reply