Aksion për lirimin e hapësirave përreth tregut të plaçkave “Qylhan”

0
27

Inspektorët komunal, të martën kanë filluar aksionin për lirimin e hapësirave publike në rrugën “ Edit Durham” përreth tregut të plaçkave “ Qylhan”, nga mallrat e ekspozuara në hapësira ku nuk lejohet një gjë e tillë.

Drejtori i Inspektoratëve, Islam Thaçi, thotë se ky aksion është në funksion të angazhimeve konkrete që do të kemi në vazhdimësi për respektim të shfrytëzimit të hapësirave, theksoi ai. Drejtori Thaçi, thotë më tej se aksioni do të vijoj, dhe se do të mbikqyrim gjendjen në vazhdimësi, si dhe ka apeluar tek shitësit dhe pronarët e objeketeve afariste të pajisen me leje për hapësirat ku lejohet ekspozimi i mallrave të tyre.

Ndryshe, gjatë aksionit të sotëm të inspektorëve të cilët shoqëroheshin nga policia, asnjë nga shitësit nuk kundërshtoi kërkesën e zyrtarëve për largimin e mallrave të ekspozuara./TvPz

Leave a Reply