Aksidenti në tunelin e Kalimashit, Gjiko: Ishim me 258 kilometra duke bërë video

0
329

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ai ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, ku ndër to ka cekur edhe gushtin e vitit 2017, ku jeta e tij ishte në fije të perit. Bëhet fjalë për një aksident të madh me veturë, të cilin e kishte pësuar gjatë një udhëtimi me menaxhmentin e tij rrugës për në Ulqin. Reperi ka bërë të ditur se në momentin që ka ndodhur aksidenti, vetura ku ai ndodhej ishte duke lëvizur me afro 260 kilometra në orë.

“Ai ka qenë duke vozitur edhe ka qene fiks 258 kilometra në orë [në tunel], edhe unë ia kam vendosur telefonin te fytyra sepse doja të incizoja, edhe ai nuk ka pasur shikueshmëri të mirë”, tha fillimisht Gjiko.

Por reperi u shpreh se nuk ka qenë kjo arsyeja se pse është shkaktuar aksidenti.

“…por nuk është ajo se pse ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur sepse në korsinë tjetër ka qenë një veturë-marimangë me timon anglez, që nuk ka më së pari të drejtë ta vozitë atë veturë te ne sepse nuk është e bërë për këtu dhe ka qene duke e vozitur një djalë 18 vjeçar, edhe ai vetëm na është futur në korsi dhe sot e asaj dite nuk e di se pse është futur në korsi, sepse nuk ka pasur veturë përpara as anash, ai veç është futur edhe aty kemi ‘fluturuar’ në plot kuptimin e fjalës”, tregoi Gjiko.

Leave a Reply