74 raste aktive me koronavirus në Prizren

0
302

Komuna e Prizrenit ka kaluar e treta në nivel vendi për numrin më të madh të rasteve aktive nga COVID-19.

Prizreni aktualisht ka 74 raste aktive, për dallim nga komuna e Prishtinës e cila renditet e para dhe ka 236 raste aktive.

Ditëve të fundit është vërejtur një trend i rënies të numrit të vdekjeve dhe të infektuarve nga COVID-19, ndërsa një rritje e numrit të të shëruarve./04 Online

Leave a Reply