53 vjeçari shkoi të merrte ushqim me gomar, vdes nga i ftohti gjatë kthimit

0

Nje 53 vjecar ka gjetur vdekjen e ujërat e lumit ne fshatit Trebinje ne zonat e thella te Pogradecit, nder me problematiket e qarkut Korce.Ajet Zikollari ka shkuar te marre ushqime me gomar pasi rruga ishte e blllokuar por ka gjetur vdekjen nga i ftohti gjate rruges se kthimit per ne shtepi.Ngjarja ka ndodhur vetem pak kilometra larg njesise administrative Trebinje, konkretisht ne fshatin Proptisht aty ku zhvillohet nje paza nje here ne jave ku shume zona furnizoheshin me ushqime.
Kane qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur në lum trupin e ngrirë dhe pajetë të 53 vjecarit.Viktima nga fshati Selce e Siperme kishte shkuar me gomar te merte ushqime ne qender te njesise administrative ne Trebinje por ka mundur te kthehet ne banese pasi kishte ngrire ne bore.Gomari kishte arritur ne banese ndersa familjaret u vune ne kerkim të familjarit të tyre derisa e kane gjetur te pajete te ngrire.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion per ngjarjen e cila është pranuar edhe nga administratori i zones.Ngjarja mer permasa edhe me te renda pasi familjaret e Ajet Zikollarit e kane te pamundur te kryjne ceremonine mortore. Ata nuk kane mundesi per te marr arkivolin ne fshatin ku ndodhet viktima, edhe kjo për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora.