5 gabimet që bëni në mëngjes, që ju prishin gjithë ditën

0

Pas 8 orëve gjumë trupit i duhet energji për të nisur ditën, jo më kot rëndësia e konsumimit të mëngjesit është shumë e madhe. Secili prej jush ka krijuar një rutinë të përhershme që nga zgjimi dhe deri sa del nga shtëpia, por pa e menduar nëse ai është mëngjesi ideal ose  jo. Një mëngjes i gabuar do ju bëjë të shtoni në peshë dhe të ndjeni gjatë gjithë kohës fryrje barku.Më poshtë po ju tregojmë disa veprime që bëni gabim dhe nuk ju lejojnë të humbisni në peshë.

-Refuzoni të hani mëngjes të bollshëm. Nëse hani mëngjes të shëndetshëm gjatë ditës nuk do të keni nevojë të hani ushqime plotësuese që ju shëndoshin.

-Nuk bëni ecje. Nëse e keni vënë re, gjatë stinës së dimrit njerëzit janë më të shëndoshë. Kjo ndodh pasi në dimër, për shkak të të ftohtit, nuk bëjnë ecje në mëngjes.

-Harroni të pini një gotë me ujë pasi jeni zgjuar. Një gotë ujë pastron trupin nga toksinat dhe bën që organizmi të funksionojë si duhet.

-Nuk bëni ushtrime. Sapo zgjoheni është mirë të bëni disa ushtrime të thjeshta fizike.

-Ushqimet e shijshme i konsumojmë gjatë drekës ose gjatë darkës. Ky është një gabim që e bëjnë të gjithë. Në të vërtetë ushqimet e shijshëm dhe të bollshëm duhet të konsumohen në mëngjes, pasi trupi është në aktivitet dhe mund ta tresë më lehtë.