427 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0
270
Foto: Ilustrim

Krahashuar me vendet e rajonit, Kosova vazhdon të ketë numër ultë të të infektuarve me COVID-19.

Derisa e tërë Evropa po përballet me një valë të re të pandemisë COVID-19, në Kosovë në nivel vendi janë vetëm 427 raste aktive.

Ndërsa gjatë ditës së premte kishte vetëm një viktimë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521. Në total numri i rasteve aktive është 427”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Ndërkohë Kosova është dukë shqyrtuar mundësinë për aprovimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Leave a Reply