4 vite nga sherri, si janë raportet mes Fifit dhe Mentor Hazirit?

0
163

Kanë kaluar 4 vite që nga sherri i Fifit me Mentor Hazirin dhe sot ata nuk flasin. I ftuar sot në “E diell”, Mentori tregoi se vazhdon të mos ketë asnjë kontakt me Fifin dhe kur u pyet më tej tha se nuk ia vlen të flitet më për atë çështje.

“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim te “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”, tha ai.

Sherri mes tyre ndodhi në vitin 2018, kur Mentori komentoi performancën e Fifit duke u shprehur se ajo kishte stonuar. Debati vazhdoi me postime në rrjete sociale, që sigurisht shkaktuan lajme dhe komente të shumta.

Leave a Reply