“4 miliardë shikime”, çmenduri në rrjet për Luizin, shihni çfarë ka ndodhur dy javët e fundit

0
295

Banori i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli është njëri prej personave më të komentuar të këtij edicioni.

Me zgjuarsinë, humorin dhe strategjinë e tij të lojës Luizi ka arritur të bëjë për vete mijëra adhurues, të cilët pa pikë hezitimi po i dhurojnë përkrahje maksimale.

Kur hyri në “BBV”, Luizi nuk kishte adresë në rrjetin social Instagram, por një adresë e hapur nga miqtë e tij, tashmë ka arritur mbi 576 mijë ndjekës.

Ndërsa në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 4 miliardë ‘hashtag’dhe mbi 2 miliardë ‘hashtag’-s emri #meluizin.
Nga ana tjetër edhe këngët e publikuara vite më parë kanë shënuar rritje të dukshme klikimesh në kanalet e YouTube.

Kënga “Zjarr e ftohtë” me të cilën artisti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006” numëronte mbi 200 mijë klikime teksa tani ka arritur mbi 2.9 milionë shikime.

Një gjë është e sigurt, që Luizi nga shtëpia e Big Brother VIP Albania do të dalë me një famë shumë herë më të madhe se ajo me të cilën hyri, dhe kjo falë produksionit të Big Brother Vip në Top Channel.

Leave a Reply