39 aksidente për 24 orë, policia nuk fal – dënon mbi 1,900 shoferë

0
157
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për gjobat që i ka shqiptuar, aksidentet dhe ndalimin e personave që kanë shkelur ligjin.

Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 11 aksidente trafiku ishin me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit në komunikacion që nuk i kanë respektuar rregullat.

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 935 gjoba.

Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar. Persona të arrestuar kanë qenë 27, ku 14 persona janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply