30 vjet nga vdekja e Fadil Vatës: Një intervistë e rrallë që kishte dhënë për torturat në burgun e Serbisë

0
285

Sot bëhen 30 vjet që nga vdekja e atdhetarit Fadil Vata, shoku i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

“Jam i lumtur që jam shqiptar dhe sot para jush përgjigjem për një vepër të tillë. Jam i lumtur që nuk i përkas rinisë suaj të zhytur në alkool, drogë e prostitucion, por i përkas rinisë shqiptare të pastër si loti, që dijen dhe angazhimin e bënë për lirinë e popullit shqiptar…”, kishte thënë Fadil Vata për një revistë serbe, njofton Klan Kosova.

Heroi, Fadil Vata ndërroi jetë në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan ndaj tij nga regjimi kriminal serb, sidomos gjatë kohës sa ka qëndruar në burg.

Sot në 30 vjetorin e tij për shkaqe të pandemisë nuk mund të mbahet Akademi Përkujtimore për të, prandaj bashkëveprimtarët e tij në mërgim vendosën që ta nderojnë atë duke shpalosur një intervistë të tij të dhënë në tetor të vitit 1987.

Në revistën „Arena“ të Beogradit e datës 16 shtator 1987, u botuar fejtoni mbi të burgosurit politikë nëpër burgjet jugosllave. Një vend mjaft të gjerë zënë intervistat që gazetari i kësaj reviste zhvilloi me të burgosurit politikë shqiptarë, që regjimi antipopullor i burgosi gjatë demonstratave dhe pranverës së vitit 1981 dhe pas tyre. Në keto intervista të burgosurit politikë, si edhe më parë, kur iu dha rasti, thanë me guxim dhe vendosmëri pikëpamjet e tyre për kërkesën e popullit tonë, kërkesa të ligjshme dhe kushtetuese.

Fadil VATA është i ri, ka 25 vjet. Në burg i ka mbajtur dhjetë vjet. E ka vuajtur gjithë dënimin dhe nga fundi i prillit ka shkuar në shtëpi. Është mjaft inteligjent dhe i edukuar, por mjaft i pezmatuar. Morëm vesh se të burgosurit tjerë shqiptarë e quajnë „shoku Vataj“. Fituam përshtypjen se kishte mjaft ndikim te të burgosurit tjerë. Ishte në dilemë që të bisedojë me ne.

Arena: Çka po leni në burg?

Fadil VATAJ : Vitit më të mira të rinisë sime.

Arena : Te të burgosurit risocializimi në burg a bënë efekt ?

Fadil VATAJ : Jo

Arena : Pse?

Fadil VATAJ : Sepse veten nuk e ndiej fajtor, nuk jam gjykuar sipas drejtësisë, prandaj nuk kam arsye t’i bëjë lutje askujt.

Arena: A jeni ankuar ndonjëherë?

Fadil VATAJ: Nuk jam ankuar dhe as që do të ankohesha. Sipas sjelljeve të drejtorisë ndaj nesh shihet se ata nuk na besojnë, andaj as unë nuk besoj që ajo do të zgjidhë lutjet dhe kërkesat e mia.

Arena: Në kënd mendoni kur thoni „ne“ dhe „ata“ ?

Fadil VATAJ : Kur them « ne » mendoj në të burgosurit politikë.

Arena : Si është tretmani i juaj këtu ?

Fadil VATAJ : Jemi të diskriminuar.

Arena: Në cilin kuptim?

Fadil VATAJ: Ja pra, në vetmi me kanë futur padrejtësisht. Kjo nuk është vetëm kundër rregullit shtëpiak këtu, por edhe kundër konventave ndërkombëtare. Kjo ndërtesë në radhë të parë është e paraparë për ata që shumë herë hynë në burg dhe për ata që kryejnë vepra penale brenda burgut.

Arena: Përse jeni në vetmi?

Fadil VATAJ: Nuk e di. Që nga dita e parë jam këtu. Dhe pjesa më e madhe e shokëve të mi janë këtu pa asnjë arsye.

Arena: Për një kohë a nuk keni qenë bashkë me të burgosurit tjerë në ndonjë pavijon tjetër?

Fadi VATAJ: Isha, po më kthyen përsëri këtu. Këtu edhe u sëmura rëndë dhe më se një vit isha në Beograd në spitalin e burgut. (CZ-në famëkeqe, shën. I Red)

Arena: A është e vërtetë së pasi që ka kërkuar një shok i juaji që ju të mos e respektoni rregullin shtëpiak të burgut, ju futën në vetmi?
Fadil VATAJ: Mendoj se drejtoria e burgut e keqpërdor këtë rast. Ai bashkëfshatar imi është hajn dhe vrasës, dhe drejtoria u përpoq që ta nxisë kundër nesh. Kështu u montua rasti, gjoja sikur unë dhe një shok imi, paskemi provuar që ta përvetësojmë për qëllimet e ideve tona.

Arena: A shoqëroheni me shqiptarë?
Fadil VATAJ : Kjo këtu është e pamundshme. Ka ndodhur që për shkak të një përshëndetje mes veti jemi ndëshkuar.

Arena : Çfarë përshëndetje?

Fadi VATAJ : Për « Mirëmëngjesi », apo « Mirëmbrëma ».

Arena : Mbase për këtë nuk ju rrahin ? A ju kanë rrahë juve ?

Fadil VATAJ : Jo, por shpesh na e kanë ndërprerë shëtitjen dhe na kanë kthyer në dhomë, vetëm e vetëm se e kam kthyer kokën apo se e kam pyetur ndonjë shokë për shëndetin.

Arena : Si jetoni në qeli ?

Fadil VATAJ : Në qeli jetojmë katër veta. Nga ne kërkohet që të punojmë, të hamë, t’i kryejmë nevojat, të lajmë rrobat… A mund ta mendoni ju se si duket ajo jetë. Ndonjëri nga shokët e mi, në kushte të tilla ka kaluar gjithë vitet e burgut.

Arena : Ndonjë bashkëvendas i juaj mendon se të gjithë të burgosurit politik duhet ndarë nga të tjerët. Çka mendoni ju ?

Fadil VATAJ : Edhe unë mendoj ashtu. Ka pasur raste kur të burgosurit kriminelë janë sjellë tepër ashpër ndaj nesh. Na kanë provokuar dhe kanë tentuar që edhe fizikisht të na sulmojnë.

Leave a Reply