30 persona rrezikohen të dënohen deri në 2000 euro pasi nuk u mbyllën në shtëpi

0
469
Foto: Ilustrim

30 persona dje janë ndaluar nga Policia e Kosovës në tërë territorin e Kosovës pasi nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

E që nga dje, kushdo që nuk respekton vendimin e ri të Qeverisë personat fizik mund të dënohen me 1000 deri në 2000 euro.

Dje 30 persona nuk dolën në kohën që iu është përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit, raporton IndeksOnline.

E më së shumti ky vendim është shkelur nga vatra e përhapjes së koronavirusit në Malishevë, ku janë arrestuar 14 persona.

Ndërsa në rajonin e Prishtinës janë ndaluar 7 persona.

Leave a Reply