21 vite nga rënia e Heroit Hysni Temaj

0
635

Vepra e tij, dritë për gjeneratat e reja

Hysni Temaj, nga Kushnini i Hasit pasi në Kalimash kreu stërvitjet u kyç më pas në luftimet e Koshares, bashkë me shumë çlirimtar.

Ai, pasi rrjedhte nga një familje me tradita patriotike, që në fillimet e para të UÇK-së kishte pritë e përcjell luftëtarë nga Kosova në Shqipëri e anasjelltas, pasiqë e njihte mirë kufirin.

Me kulmimin e luftës në vazhdimësi kishte kërkuar rrugët e kyçjes direkte në luftë për çlirimin e vendit.
Hysniu nga kurbeti direkt kishte arritur në Shqipëri për tu bërë një mbështetje bashkë me shumë shokë, në çlirimin e vendit.

Pasi kreu ushtrimet e nevojshme, në prill, në luftimet për thyerjen e kufirit ishte gjithmonë në ballë, si pjesëtar i këmbësorisë së Brigadës 138.
Në luftimet e ashpra, pak ditë pasi forcat çlirimtare kishin marrë kufirin e po marshonin drejt thellësisë së territorit, bie heroikisht, me 19 prill.
Në përvjetorin e 20-të vitin e kaluar, presidenti Hashim Thaçi e lartësoi veprën e këtij dëshmori duke i dhënë titullin Hero i Kosovës.
Ndërsa, në nderim të jetës dhe veprës Komuna e Prizrenit i ka vënë emrin e Hysniut shkollës së fshatit.

Po në fshatin e lindjes ka të ngritur dhe një lapidar.
Sot në këtë kohë pandemie, Heroi kujtohet nga familja e shokët e luftës pa ndonjë ceremoni.

Lavdi për jetë e mot!

Leave a Reply