Jose Mourinho pritet të rikthehet sërish në futbollin portugez, vetëm pak javë pas shkarkimit nga Fenerbahçe. Mediat në Portugali raportojnë se “Special One” është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Benficas, pas largimit të Bruno Lages, shkruan 04 Online.
Lage u shkarkua menjëherë pas humbjes zhgënjyese ndaj Qarabag në fazën e grupeve të UEFA Champions League, dhe bordi i klubit tashmë është në kërkim të një trajneri me eksperiencë për të rikthyer stabilitetin.
Sipas mediave vendase, marrëveshja me Mourinhon shihet si pothuajse e kryer, duke e rikthyer portugezin në vendlindje pas shumë viteve në skenën evropiane.
Kujtojmë se Mourinho ka një histori të lavdishme në futbollin portugez, ku me Porton arriti të shpallej kampion në UEFA Champions League, sukses që e katapultoi drejt elitës së trajnerëve botërorë./04 Online