Vetëvendosja ka një propozim për grevën e SBASHK-ut

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se fajtor për grevën e SBASHK-ut është Qeveria e Kosovës.Kurteshi, në RTV Dukagjini, ka thënë se nga 12 koeficientë sa janë, koeficienti 2 i përcaktuar për arsimtarët është poshtërues.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që të lëvizin nga pozicionet e tyre të gjitha palët, dhe të shkohet në marrëveshje kompromisi në mënyrë që, sipas tij, të mos pësojnë fëmijët.
Kurteshi ka thënë se krahasimet se arsimtarët në Kosovë i kanë pagat më të larta në rajon nuk qëndrojnë, pasi sipas tij duhet të bëhet edhe krahasimi i çmimeve.“Matja e pagave bëhet me vlerën që ato kanë në vende të caktuara. Pagat maten me shportën e konsumatorit”, tha ai.Deputeti opozitar ka thënë se dallimi ndërmjet koeficienteve është shumë i madh, dhe sipas tij është në rregull që kryeministri të ketë trefishin e pagës së arsimtarit, por jo më shumë.
“Dallimi në koeficientët e pagave duhet të jetë në raport 1:6 e jo 1:12 sa është me Ligjin e propozuar”.Kurteshi ka thënë më tej se përgjegjësia duhet të jetë më së shumti e mazhorancës, pasi ata po i marrin meritat kur po miratohen ligjet, ku më tej ai përmend edhe Ligjin për mësimdhënësit e viteve ’90.
“Përgjegjësia në Kuvend është më së shumti e mazhorancës pasi ata marrin edhe meritat për ligjet e miratuara”, tha ndër të tjera Ismajl Kurteshi.