Veteranët paralajmërojnë protestë, kanë këto kërkesa

0

Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një protestë për ditën e premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi, kjo protestë është duke u bërë pa aprovimin e kryesisë së OVL-së, por e mbështetur nga veteranë të të gjitha zonave të Kosovës.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Të nderuara familje të dëshmorëve,,
Të nderuara familje të martirëve,,
Të nderuara familje të të pagjeturve,,
Të nderuar invalid të UÇK s
Të nderuar veteran të vêrtet të UÇK s.
Ju ftojmë të premten me dt 15.02.2019 në orën 12:00 në sheshin Skenderbeu Prishtine të dalim në protestë paqësore duke kërkuar te drejtat që na mohohen,
1)Të amadamentohet ligji i vlerave të luftës, që ç’do anëtar i këtyre kategorive të mbrohet me ligj,
2)Të hiqen veteranet falls.
3)Të përmbyllet lista definitive.
4)Të trajtohen në mënyrë të denjë Dëshmorët dhe familjet e tyre.
5)Të rriten pensionet e familjareve te dëshmoreve ,martireve ,
Pensionet për invalid dhe veteran.
6)Të kenë të drejtë pune veteranët pasi pensioni është benefit dhe jo pagë dinjitoze.
7)Të rimbursohen ilaçet për invalid.
8)Veterani i vërtetë të ket të drejtat kudo qe jeton tani pasi ne lufte ka qenë këtu.


UÇK është themeli i Kosovës dhe duhet të trajtohet në mënyren adekuate me të drejta ligjore,
Mjaftë më me përbuzje dhe padrejtësi ,,edhe sa duhet te durojmë, nëse nuk pêrfillemi nga shteti dhe nga organizata e OVL s jemi të zotë të vetes do kërkojmë drejtësi ashtu si kërkuam Lirinë e popullit!!
Edhe sa duhet të ndajmë pensionet përgjysëm me fallsat??
Lavdi dëshmorëve!!
Lavdi martirëve!!
Rrespekt familjarëve të tyre!!
Rrespsekt invalideve!!
Rrespekt Çlirimtarëve!!
Ndajmë dhimbjen me gjith familjaret e te humburve!!