Veshkat në rrezik, mos e teproni me këtë vitaminë

0

Në sezonin e ftohjes dhe gripeve rekomandohet konsumimi i frutave dhe perimeve të freskëta. Shpesh herë mjekët japin receta ku përfshihen dhe vitaminat. Por a duhet tepruar me përdorimin e shumtë të vitaminës C?

Vitamina C është një nga vitaminat që rekomandohen ndaj faktorëve të ndryshëm inflamatorë, por duhet patur kujdes në shtimin e suplementeve të saj. “Vitamina C na nevojitet për të mbrojtur organizmin”, thotë dr. Klaus Schaefer, duke shpjeguar që vitamina ndihmon në stabilitetin e qelizave të sistemit të imunitetit.

Mirëpo, Schaefer këshillon që të mos merren sasitë e lejuara maksimale të suplementeve të vitaminës C, që janë të shënuara në etiketat e paketimit. Rreziqet e marrjes për një afat të gjatë të sasive të lejuara maksimalisht nuk janë hulumtuar mjaftueshëm. Më mirë është t’i përmbaheni dozës mesatare.

Vitamina C (Acidi askorbik) është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë se organizmi i njeriut, ndryshe nga disa organizma të kafshëve, nuk është në gjendje ta sintetizojë atë, por duhet ta marrë me ushqim. Burimet më të mira të vitaminës C janë frutat dhe perimet e freskëta, veçanërisht frutat agrume (limoni, portokalli, mandarina).

Vitamina C është padyshim efektive në trajtimin e skorbutit, mund të jetë efektive në përmirësimin e absorbimit të hekurit edhe tek pacientët e sëmundja gjenetike e quajtur tirosinemia. Ajo është shumë e sigurt kur merret në doza të rekomanduara. Tek disa njerëz, vitamina C mund të shkaktojë përzierje, vjellje, urth, dhimbje barku dhe dhimbje koke. Mundësia e shfaqjes së këtyre efekteve anësore rritet me sasinë e vitaminës C që merret.

Sasitë më të mëdha se 2.000 mg sigurisht nuk janë të sigurta dhe mund të shkaktojnë gurë në veshka dhe diarre të rëndë.