Tre të arrestuar në Prizren, për drogë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur 13.89 gramë drogë të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nëna mbretëreshë”, në ora 19.43.

Policia njofton se në momentin e ndalje vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes duke i lënë tre pasagjeret në automjet, të cilët janë arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i katërt-vozitësi është në kërkim policor. Vetura me tabela vendore është konfiskua nga policia.