Të gjithë mësimdhënësit e SHMLP “Ymer Prizreni” në Prizren përkrahin grevën

0

Edhe përkundër ofertës nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se mësimdhënësit në tërë Kosovën janë të bashkuar dhe vazhdojnë të insistojnë në realizimin e kërkesave të tyre përmes grevës së filluar javën e kaluar.

04 Online ka mësuar se SHMLP “Ymer Prizreni” në Prizren ka filluar javën e dytë të grevës, duke respektuar vendimin e SBASHK-ut. Sabit Hajdari, Kryetar i SBASHK-ut në kuadër të kësaj shkolle ka konfirmuar se oferta nga Qeveria e Republikës së Kosovës për rritje 0.2 të koeficientit apo shprehur në përqindje prej 10% konsiderohet e papranueshme.

“Ne mësimdhënësit e SHMLP “ Ymer Prizreni” në Prizren kemi hyrë në javën e dytë të grevës së përgjithshme në arsim duke rrespektuar vendimin e SBASHK-ut me kërkesën për rritjen e koeficientit dhe rradhitjen meritore në ligjin e pagave. Oferta nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një rritje 0,2 të koeficienti apo shprehur në përqindje 10% , konsiderohet e papranueshme dhe minore në krahasim me kërkesat e sindikatës.
Në shkollën “Ymer Prizreni” të gjithë mësimdhënësit, stafi teknik dhe administrata janë unik për vazhdimin e grevës deri në plotësim të kërkesave”, ka thënë për 04 Online, Sabit Hajdari, në cilësinë e Kryetarit të SBASHK-ut në SHMLP “Ymer Prizreni” në Prizren./04onlineinfo