Susuri: Në lagjen ‘Arbana’ është planifikuar të ndërtohet qerdhe publike gjatë këtij viti

0

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skender Susuri, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2019 do të ndërtohet një qerdhe publike në lagjen ‘Arbana’.

Susuri ka bërë me dije se janë në kërkim të lokacionit të përshtatshëm. Madje, ai sot së bashku me deputetën e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj e kanë vizituar këtë lagje, duke shikuar lokacione të cilat mund të jenë më të përshtatshme për ndërtimin e qerdhes publike.

“Perkunder se sot ishte e diele (10 shkurt 2019), bashk me deputeten Albulena Balaj-Halimaj ishim ne terren, konkretisht ne Lagjen Arbana, ne kerkim te lokacionit per ndertimin e Qerdhes Publike, e cila eshte planifikuar te ndertohet ne vitin 2019, nga MAShT.

Ne vitin 2019, ka disa projekte kapitale te cilat planifikohen te realizohen ne Komunen e Prizrenit, te cilat jane te mbeshtetura dhe financuara me buxhetin e MAShT-it”, ka thënë Susuri./04online.info