Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka dhe lidhjen me realitetin

0

Shumë prej jush mund të jetë përfshirë nga të tilla ëndrra, por thjesht nuk ua dinë kuptimin. Cilat janë disa lloje ëndrrash me flokë të prerë?

Interpretimi i ëndrrave mund të jetë një diskutim i gjatë dhe i pafundmë. Por kryesisht ëndrrat për prerjen e flokëve janë një shenjë e keqe.

Njerëzit e përjetojnë në mënyra të ndryshme, por zakonisht këto lloj ëndrrash nuk u paraprijnë ngjarjeve të këndshme.

Mund të kesh marrë vesh papritur që dikush ka humbur jetën kur një ditë më parë ke parë ëndërr sikur dikush ka prerë flokët.

Herë të tjera mund të kesh dëgjuar për një aksident apo edhe ngjarje të tjera të pakëndshme të cilat të janë lajmëruar pikërisht nga kjo lloj ëndrre.

Nëse ëndërron që motra apo vëllai pret flokët – një i afërm mund të jetë i sëmurë rëndë.

Nëse sheh në ëndërr një fëmijë që pret flokët – mund të arrish çdo qëllim që ke vendosur, qoftë për punën, martesën apo një projekt të ri.

Nëse sheh në ëndërr se po pret qimet zonën pubike – është shenjë e një fatkeqësie apo një shkatërrimi.

Nëse ëndërron që po pret flokët e dikujt që nuk e njeh – merr vesh një lajm të keq nga një mik i ngushtë.

Nëse ëndërron se po i pret flokët një fëmije – është shenjë e një lumturie që vjen papritur.

Nëse ëndërron se po i pret flokët djalit tënd – ti ose djali mund të jeni sëmurë me temperaturë.

Nëse ëndërron sikur po pret flokë të thinjur – shenjë e një shëndeti të mirë dhe jetëgjatësie.

Nëse ëndërron sikur po i pret flokët (po qeth) një tullac – mund të mësosh një aksident rrugor të një njeriu të njohur.

Nëse ëndërron sikur pret flokët dhe vetullat – është shenjë e një ndihme që të vjen papritur dhe të bën të lumtur.

Nëse ëndërron se pret flokët para pasqyrës – shenjë e shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

Nëse ëndërron se po pret flokët të lagur – shëndet dhe jetëgjatësi.

Nëse ëndërron se po pret flokët në një parukeri – mund të zhgënjesh disa njerëz me veprimet e tua.

Nëse ëndërron se po i pret flokët gjatë ditës – nuk ka ndonjë kuptim specifik.

Nëse ëndërron se po pret flokët e mbledhur bisht – dhimbje apo temperaturë për një kohë të gjatë.

Nga kuptimet e mësipërme, ka disa ëndrra që janë pozitive dhe kanë shenja të mira. Nëse ke parë ndonjë prej atyre që nuk sjellin lajme të mira, merr 3 fije floku si antidot para se të ngrihesh nga shtrati.