SBAShK’u: Nëse kemi presion nga prindërit, ne do ta bëjmë këtë

0

Këshilli i SBASHK-ut ka vizituar çerdhen “Xixëllonjat” në ditën e shtatë të grevës, me këtë rast gjatë këtij takimi, ftuan të gjithë mësimdhënësit të vazhdojnë grevën

Ahmet Pllana, që udhëheq me SBAShK-un në Prishtinë, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Kemi ardhur këtu për me ju dhanë kurjao për vazhdimin e kësaj greve. Dje kemi pasë një takim ku unanimisht të gjitha komunat kanë qenë të mendimit që greva të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave, nuk po kërkojmë paga, por po kërkojmë koeficientin”.

Nënkryetarja e kësaj sindikate, Vjollca Shala, tha se në rast se bëhet presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë.

“Në mbledhjen e këshillit kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët dhe unanimisht ata kanë deklaruar pasi oferta e Haradinajt s’kishte përfshirë të gjithë, p.sh çerdhet dhe fakultetet”.

“SBAShK-u edhe më tutje vazhdon me grevë. Në rast se bëhen presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë. Uroj që sa ma shpejtë të marrinë më seriozisht kërkesat tona. Ata që me së shumti e duan shkollën janë mësimdhënësit”.