Rruga për në Prevallë 100% e hapur (VIDEO)

0

Reshjet e fundit të borës kanë shkaktuar mjaftë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Prizren. Mirëpo, këto vështirësi kanë qenë shumë të shkurtëra, pasi kompanitë në vazhdimësi kanë pastruar rrugët kryesore, dhe jo vetëm.

Si rrjedhojë, edhe rruga për në Prevallë ka qenë në vazhdimësi e hapur, e pastruar dhe e mirëmbajtur. 04 Online ka mësuar nga afër se në rrugën Prizren – Prevallë nuk ka asnjë vështirësi në qarkullimin e veturave. Madje, sot Prevallën e kanë vizituar një numër i madh i turistëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe shumë vizitorë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon e cila tregon për gjendjen e rrugës për në Prevallë./04online.info