Rriten sipërfaqet me serra në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i serrave të financuara nga kjo komunë.
Latifi përmes një komunikate ka thënë se falë kontratës që kanë bërë do të ndërtohen serra në sipërfaqe 3.5 ha.

“Bashkë me ekipin, ishim për vizitë te fermeri Selami Haxhimustafa në Rahovec, ku monitoruam implementimin e këtij projekti. Vlen të ceket se: Ky është viti i parë që është rritur sipërfaqja dhe kemi serra 1.5, 3 dhe 5 ari”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Sipas tij, “participimi nga fermerët do të jetë 20% e jo 25% sikur ka qenë në të kaluarën”.