Ronaldo leksion Atleticos, çon Juven në çerekfinale

0

Cristiano Ronaldo ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sfidën e sotme ndaj Atletico Madridit.

Portugezi arriti ta kualifikojë Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke shënuar 3 gola në përballjen e sotme, transmeton Koha.net.

Ronaldo shënoi në minutën e 27, 48 e 86. Këtë të fundit e shënoi nga penaltia.

Juventusi përmbysi rezultatin prej 2 me 0 nga ndeshja e parë, për të shkuar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

22:45
Ronaldo kompleton “hat-trickun”
Ronaldo ka shënuar tre gola në një ndeshje të tensionuar ndaj Atletico Madrdit.

Në minutën e 85 nga pika e bardhë portugezi shënoi golin e tretë në këtë takim për ta çuar rezultatin në 3 me 0 ndaj klubit spanjoll, transmeton Koha.net.

Ky ishte goli i tij i 23-të i Ronaldos ndaj Atleticos.

22:09
Ronaldo edhe me një gol kthen gjithçka në pikën zero
Gjithçka kthehet në pikën zero ndërmjet Juventusit e Atletico Madridit në 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo ai që shënoi edhe golin e dytë, tani në minutën e 49, transmeton Koha.net.

Ishte teknologjia e golit që konfirmoi se topi kishte kaluar vijën që i dha epërsinë prej 2 me 0 Juventusit në këtë përballje.

Tani rezultati i përgjithshëm është 2 me 2.