Rexhaj: Gjykata Speciale në 10 vitet e ardhshme do ta demonizoj dhe kriminalizoj UÇK-në!

0

Deputeti i LVV-së nga Prizreni, Arbër Rexhaj, ka reaguar edhe njëherë rreth Gjykatës Speciale e cila tashmë veç ka filluar me punën e saj.

Rexhaj, ka bërë me dije se Gjykata Speciale në dhjetë vitet e ardhshme do ta demonizoj dhe kriminalizoj UÇK-në, transmeton 04 Online.

“Gjykata Speciale në 10 vitet e ardhshme do ta demonizoj dhe kriminalizoj UÇK-në!
Tani është vetëm fillimi. Në muajt dhe vitet në vazhdim në vend të çlirimtarit të vendit, Hashim Thaqi dhe PDK-ja ia ka mundësuar Serbisë që çlirimtari i vendit tonë të shndërrohet në agresor dhe kriminel lufte!
Përkundër që lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, legjitime dhe e pastër, tendencat e Serbisë të ndihmuar nga Thaqi dhe PDK-ja do të kenë kosto të rënda për historinë dhe UÇK-në”, thuhet në reagimin e Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së në Parlamentin e Republikës së Kosovës./04online.info